Rajoni

Serbët nuk lejojnë “Jetimat e Ballkanit” të hyjë në Luginë, megjithatë aksioni bamirës realizohet

Autoritetet kufitare tek Dheu i Bardh kanë ndaluar shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, duke mos lejuar të futen në Luginën e Preshevës për të realizuar aksionin humanitar në prag të festës së Fiter Bajramit.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka njoftuar përmes profilit të tij në facebook, se pavarësisht që nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Luginës, aksioni bamirës për 70 familje u realizua me sukses.

“Ma bani hallall pse nuk me lan me ardh. Dy ore ne kufi, nuk kishin asnjë arsye, vetëm me than, ke ndales hyrje për 3 dite. Megjithatë aksioni jone humanitar u krye, u ndihmuan 70 familje nevojtare”, ka shkruar Kastrati në facebook.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe këngëtari i njohur Gold AG.

Kjo shoqatë që aksionet bamirëse i ka vazhduar gjatë tërë Ramazanit, ndërsa sot realizon një aksion të madh ku do të ndihmohen me pako ushqimore rreth 400 familje skamnore në vende të ndryshme të Kosovës.

OPINIONE