Serbët premtojnë referendum për kompromisin mbi Kosovën

Kompromisi për çështjen e Kosovës do të kalojë në referendum në Serbi. Këtë ka lënë të kuptohet presidenti i këtij vendi, Aleksander Vuçiç gjatë një konference për shtyp me kreun e parlamentit gjerman për Çështjet e Europës, Gunther Krichbaum.

Qytetarët e Serbisë do të kenë mundësinë të shprehen për atë që ne mendojmë se është një zgjidhje racionale dhe me kompromis, citohet ai.

Që nga fundi i vitit të kaluar, Vuçiç ka nisur të flasë për një kompromis për Kosovën por nuk ka zbuluar ende asgjë konkrete. Ideja më kryesore që ka qarkulluar është ajo e shkëmbimit të territoreve, por në kushtet kur Kosova ka hapur rrugë për krijimin e Asosacionit të Komunave, ajo ngjan të jetë disi e pamundur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne