Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç tërhiqet pas protestave

Mediat serbe dhe ato ndërkombëtare raportojnë se partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç është gati të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Të njëjtat media raportojnë se vendimi u bë i ditur nga vetë Vuçiç pas një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë së tij, SNS.

Pas mbledhjes Vuçiç deklaroi se “Kryesia e SNS-së ishte pro zgjedhjeve të parakohshme, me vetëm një votë abstenim, timen”.

Vendimi nuk është përfundimtar, megjithatë presidenti serb shprehet i vendosur të vijojë negociatat me partnerët e koalicionin, duke përjashtua aleancën opozitare.

Ndërkaq, nuk ka ende diskutime mbi datën se kur mund të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

Kujtojmë që kjo lëvizje e Vuçiçit vjen pas shpërthimit të valës popullore të protestave në Beograd. Pak ditë më parë, protestuesit madje “pushtuan” edhe Radio Televizionin shtetëror RTS, duke përshkallëzuar revoltën.

Protestuesit akuzojnë kreun e shtetit për shkeljen e lirive të fituara demokratike. Lëvizja nisi me moton “Një në pesë milionë”, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Vuçit se nuk do tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë njerëz në rrugë.

Por mesa duket revolta popullore e ka vënë me shpatulla pas murit presidentin serb.

Një valë protestash ka nisur në disa vende të rajonit, si Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Mal i Zi, duke e nxitur prestigjiozen gjermane “Der Spiegel” të fliste për një “pranverë ballkanike”.

Emëruesi i përbashkët i këtyre protestave duket se është pakënaqësia në raport me zgjedhjet, korrupsionin, dhe autokracinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne