Serbia kërkonte në Koshare 600 ushtarë të zhdukur, rrëfim i padëgjuar

Deputeti i LDK-së, Anton Quni e ka treguar një histori të padëgjuar deri me tash për vrasjen e ushtarëve serbë në Koshare gjatë luftës.

Quni, që ishte njëri nga komandantët e luftës në Koshare, ka treguar se si menjëherë pas luftës ishte kërkuar gjetja e kufomave të ushtarëve serbë të rënë në luftë me UÇK-së.

“Ushtaraku amerikan u pranua në zyrën e komandës sime ku u zhvillua kjo bisedë; Unë jam major Harry Schute, ushtarak amerikan, në kuadër të KFOR-it, me mision që t’ndërmjetësoj mes palëve të armiqësuara për çështjen e të zhdukurve në mision. Pala serbe pretendon se në regjionin e Koshares i ka 600 ushtarak të zhdukur në mision, të cilët janë të zënë rob apo të vrarë. Detyra ime është që të gjallët apo të vdekurit t’i kthej tek familjet e tyre. Kam nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj”, ka thënë Quni, shkruan lajmi.net.

Momenti i gjetjes së kufomës së ushtarit serb në Koshare

Rrëfimi i plotë:

Një rrëfim në Ditën e të Pagjeturve

Një ditë të nxehtë vere të vitit 1999, në paralagjen e Junikut, ku ishte e vendosur br 138″ Agim Ramadani”, tek vendi i kontrollit dhe lajmërimit ishte paraqitur ushtaraku i Ushtrisë Amerikane i cili kërkonte kontakt me ndonjërin nga ushtaraket e br 138.

Ushtaraku amerikan u pranua në zyrën e komandës sime ku u zhvillua kjo bisedë;

“Unë jam major Harry Schute, ushtarak amerikan, në kuadër të KFOR-it, me mision që t’ndërmjetësoj mes palëve të armiqësuara për çështjen e të zhdukurve në mision.

Pala serbe pretendon se në regjionin e Koshares i ka 600 ushtarak të zhdukur në mision, të cilët janë të zënë rob apo të vrarë. Detyra ime është që të gjallët apo të vdekurit t’i kthej tek familjet e tyre. Kam nevojë për ndihmën dhe bashkpunimin tuaj”..

Përgjigjja ime ishte se; ata që ishin zënë rob janë dorëzuar tek autoritetet ndërkombëtare, të vrarët janë varrosur në disa lokacione në regjionin e Kosharës, dhe se mundemi ti kërkojmë vendet e supozuara ku dyshojmë se gjenden kufomat e ushtarëve serb.

Por, numri prej 600 të zhdukurve në mision është i stërzmadhuar sigurisht nga fakti se në shumicë bëhej fjalë për dezertorët e luftës, për të cilët, pala serbe nuk kishte informata të sakta dhe ende i mbajnë në evidencë si të zhdukur! Sidoçoftë, i premtova bashkëpunim të plotë në gjetjen e kufomave pasi të sigurohen autorizimet nga autoritetet e UÇK-së dhe KFOR-it.

Pyetja që nuk e prisja nga major Schute ishte se; çka kërkoj në shkëmbim?! Mbeta i befasuar nga fakti se nuk e kisha idenë se duhet të kërkoja ndonjë gjë në shkëmbim. Ende pa e dhënë pergjigjen, majori më premtoj se do të insistoj që për këtë bashkëpunim, nga pala serbe, do ta kërkonte, së paku, lirimin e 100 shqiptarëve të burgosur në burgjet e Serbisë.

Edhe pse kisha dyshimet e mija se pala serbe do të bashkëpunonte në këtë pikë, ja shpreha besimin e plotë kolonelit amerikan që k’të çështje ta menaxhonte ai vet.

T’nesermën u ngriten ekipet e punës të përbëra nga ushtarakët e br. 138 ( Hysen Berisha, Fadil Hadergjonaj, Skender Rexhahmetaj, Pren Marashi), KFOR-it, IOM-it, Handicap International, grupe te deminimit, etj.

Për disa ditë radhazi, në terene të minuara, në vegjetacion të dendur dhe thepira u lokalizuan 10 kufoma të ushtarëve serb. Trupat u barten në vendlindjet e tyre.

Pas disa diteve, prap u takuam me major Schute, ishte i entuziazmuar dhe me emocione. Me buzëqeshje dhe sy të perlotur na komunikoj se kishte arritur t’i bindi autoritetet serbe, qe sa me shpejt nga burgjet e Serbisë, të lirohen rreth 100 shqiptarë.

Ashtu dhe ndodhi!

Faleminderit major Schute! Zoti te bekoftë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne