Serbia mbyll shkollat dhe kompanitë e lidhura me FETO

Thirrja për një luftë efektive kundër FETO , e bërë nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan në takimin me presidentin e Serbisë Aleksander Vucic ka dhënë rezultat. Strukturat e policisë turke dhe serbe kohët e fundit kanë zhvilluar një mbledhje të nivelit të lartë.

Në dy takimet  të veçanta të mbajtura në Ankara dhe Stamboll, është diskutuar çështja e FETÖ.

Pas takimit Vuçic-Erdogan, policia serbe nisi një luftë efektive kundër FETÖ, dhe u mësua se gjatë kësaj kohe është pezulluar aktiviteti në 11 kompani të këtyre tradhtarëve dhe janë mbyllur 4 institucione arsimore.

U fshih nga Serbia

Gjatë hetimeve rreth  FETÖ në Serbi, u mësua se të gjithë drejtuesit e kompanive dhe shkollave të pezulluara ,janë larguar nga Serbia për në Belgjikë.

Sipas policisë serbe, Belgjika konsiderohet si një strehë e sigurt nga anëtarët e FETOs. Thuhet se  anëtarët e FETOs janë të lidhur kryesisht me turqit në Belgjikë dhe trafiku i parave bëhet përmes këtij vendi.

Gjithashtu policia serbe njoftoi se anëtarëve të FETO i është ndaluar hyrja në këtë vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne