Serbia në rrezik, zbulohen mbetje toksike të fshehura

Autoritetet serbe thonë se kanë zbuluar rreth 25 tonë mbetje toksike të magazinuara ilegalisht në fuçi dhe kontejnerë të varrosur në tokë në një pronë private në jugperëndim të kryeqytetit, Beograd.

Ministria e ekologjisë tha në një deklaratë se testet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse mbetjet kanë ndotur dhe puset në komunën e Obrenovacit, rreth 30 kilometra nga Beogradi.

Autoritetet thonë se kimikatet toksike përfshijnë benzen dhe se analiza të mëtejshme po zhvillohen. Ata kanë paralajmëruar banorët të mos përdorin ujë nga puset.

Policia ka ndaluar pronarin e pronës që përballet me akuza për rrezikimin e sigurisë publike.

Serbia është shumë e ndotur për shkak të viteve të keqmenaxhimit dhe rënies ekonomike. Vendi ballkanik po kërkon të bashkohet me Bashkimin Evropian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne