Serbia nga viti i ardhshëm rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Serbia me siguri nga viti i ardhshëm rikthen detyrimin për shërbim ushtarak, thekson agjencia serbe e lajmeve, Tanjug. Kjo agjenci citon analistët ushtarakë, sipas të cilëve ushtarët profesionalë tash mesatarisht janë 30 vjeç dhe fizikisht nuk mund t’u përgjigjen të gjitha detyrave që kërkohen nga ushtria.

“Serbisë i mungon ushtria e stërvitur rezervë”, citon Tanjug një analist, dhe shton se “me siguri do të mbahet një sistem i kombinuar shërbi – një pjesë të përbëhet nga ushtarë profesionistë, një pjesë me kontratë, ndërsa një pjesë që do të kryej shërbimin e detyrueshëm ushtarak”.

Tanjug-ut, nëse rivendoset shërbimi i detyruar ushtarak, në ushtri do të rekrutoheshin të rinjtë me moshë nga 18 deri 26 vjeç./koha

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne