Serbia nis provokimet ndaj Kosovës,i ndalon hyrjen në Preshevë akademikut kosovarë

Akademik Hivzi Islami, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve, nuk u lejua të shkonte në Preshevë.

Siç deklaroi vetë Akademik Hivzi Islami, sot, rreth orës 6:45 në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq policia kufitare e Serbisë nuk e lejoi të shkonte në Preshevë Akademik Hivzi Islamin, ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Islami ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë.

Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo. Policia kufitare nuk dha shpjegim.

Deri sot Akademik Islami ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo dëshirë pa asnjë problem. Nuk dihet arsyeja pse iu mohua kjo e drejtë këtë herë.Akademik Hivzi Islami ka lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe në Preshevë.

Burimi: Kosova post

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne