Serbia rrit çmimin e naftës, qytetarët bllokojnë rrugët

Me qindra qytetarë serbë kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë për rritjen e çmimit të naftës. Makinat janë fikur në rrugë për më shumë se një orë, duke shkaktuar radhë të gjata. Protestua u fokusua në Beograd, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Çmimi i naftës në Serbi është 1.3 euro për litër apo 163 lekë (rreth 10 lekë më lirë se në Shqipëri), por për qytetarët kjo shifër nuk justifikohet me pagën mesatre që merr një serb, 450 euro në muaj.

Autoritetet janë justifikuar se rritja e çmimit do bëhet për shkak të situatës ndërkombëtare, megjithatë, fakt është se 50% e çmimit do vijë nga rritja e tatimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne