Serbia tërheq trupin diplomatik nga Shkupi pa asnjë shpjegim

Serbia ka tërhequr të gjithë stafin diplomatik nga Maqedonia duke mos dhënë asnjë detaj për sa i përket këtij vendimi.

Mediat lokale raportojnë se Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka marrë një  notë diplomatike nga ambasada serbe, me anë të të cilës i është bërë i ditur se stafi i ambasadës është thirrur nga konsulta në Beograd.

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, shkruhet se nuk janë bërë të ditura arsyet  e largimit të stafit diplomatik të Serbisë.

“Në përputhje me rregullativat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë, të postuar nga mediat vendase.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne