Serbja vjen mysafire te të afërmit në Gostivar dhe u vjedh stolitë e arit

Serbja ishte mysafire te të afërmit e saj në Gostivar dhe u vodhi stoli ari me vlerë 500 euro. Për fat të mirë të pronares së tyre, stolitë u gjetën dhe iu kthyen, kurse serbja përfundoi në polici.

Vjedhja ka ndodhur dje në shtëpinë e 31-vjeçares M.D. nga Gostivari, rreth orës 14. Policia njoftoi se shtetasja serbe, K.Z.B., e cila kishte lidhje familjare me të zonjën e shtëpisë, shfrytëzoi rastin e mungesës së saj të shkurtër dhe nga sirtari mori disa stoli ari me vlerë të përgjithshme 30 mijë denarë.

Serbja u arrestua dhe është mbajtur në Stacionin policor në Gostivar, kurse stolitë e arit u gjetën dhe iu kthyen pronares.

MPB informon se për shtetasen serbe dyshohet se edhe më parë ka vjedhur, konkretisht në fund të vitit të kaluar kreu vjedhje të stolive të arit te të afërmit e saj në Gostivar dhe Novo Sellë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne