Sergej Lavrov: Amerika duhet të ndërpresë të mos përsërisë sulmet kundër forcave mbrojtëse të qeverisë së Sirisë

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë në një bisedë me homologun e tij amerikan, ka paralajmëruar se përsëritja e sulmeve të Uashingtonit kundër forcave mbrojtëse të qeverisë së Sirisë, është e papranueshme.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një bisedë telefonike me Rex Tillerson, shefin e DASH, ka theksuar se pas sulmit të muajit të kaluar të forcave amerikane kundër forcave mbështetëse të qeverisë së Sirisë, është i papranueshëm përsëritja e veprimeve të tilla nga Uashingtonit. Vlen të theksohet se kjo bisedë e telefonike e shefave të diplomacisë amerikane dhe ruse është zhvilluar dje me iniciativën e palës amerikane. Gjatë kësaj bisede telefonike, Sergej Lavrov në mënyrë të qartë ka deklaruar pakënaqësinë e Rusisë ndaj sulmeve ajrore të Amerikës kundër forcave mbështetëse të Amerikës dhe ka kërkuar nga Tillerson që Uashingtoni të marrë masa konkrete për të garantuar mospërsëritjen e këtyre sulmeve. Zgjidhja e krizës së Sirisë dhe gjithashtu, kriza e Katarit nëpërmjet rrugëve diplomatike kanë qenë tema të tjera të kësaj bisede mes Tillerson dhe Lavrov./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne