Sezoni turistik Nisin radhet e gjata ne piken kufitare te Morines pritet rritje e fluksit ne fundjave

Moti i mirë dhe temperaturat e larta kanë bërë që sezoni turistik këtë të vit të nis para kohe, dhe kjo duket nga fluksi i madh i hyrjes në pikën kufitare të Morinës.

Aktualisht po punohet me katër sportele por shqiptarët e Kosovës që hyjnë në Shqipëri ankohen për shërbimin.

Atyre u duhet të presin 40 minuta në pritje teksa kërkojnë nga të dy qeveritë të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.

Mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë deri tani, ndërsa edhe autobusët janë në një numër të konsiderueshëm. Për shkak të temperaturave të larta fluksi pritet të rritet të shtunë dhe të dielë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne