Sfida e Katarit dhe ëndrra e sëmurë e Rijadit për shtetet satelite

Arabia Saudite duke u përpjekur të jetë në qendër të koalicioneve rajonale dhe duke kthyer shtetet arabe e muslimane në satelitë të saj, zbuloi një përçarje të madhe në Lindjen e Mesme pas fillimit të një tensioni të rëndë me fqinjin e saj lindor, Katarin.

Konfrontimi midis boshtit saudit dhe udhëheqësve të Katarit arriti kulmin e tij pasi shtetet e tjera arabe ndjekin kërcënimet nën presionin e Riadit për të shkëputur lidhjet me Dohën. Kjo me sa duket ndodhi pas publikimit të disa vërejtjeve që ia atribuuan Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani kundër Rijadit dhe politikat rajonale të tij. Megjithëse komentet u mohuan nga zyrtarët e Katarit pak pas publikimit të tyre, sauditët dhe mediat kryesore në mbretëri deklaruan se qasjet e adoptuara nga Doha kanë tendencë të jenë manifestimi i vërtetë i deklaratave të emirit të Katarit, kështu që ata filluan të vendosnin vendin e gjendur në Gjirin Persik nën sulme të papara. Në ditët e fundit, janë shfaqur dallime mes të dy palëve. Publikimi i dosjeve të zërit që i atribuohet ish-emirit të Katarit dhe mbështetja e tij e dyshuar për grupet që sauditët i konsiderojnë si armiq dhe rebelë, vetëm i shtuan lëndë djegëse zjarrit. Arabia Saudite, së bashku me Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin zyrtarisht njoftuan më 5 qershor se kanë ndërprerë lidhjet e tyre me Katarin dhe kanë mbyllur kufijtë ajror, tokësor dhe detar me vendin e pasur me gaz. Veprimi saudit, i mbështetur nga disa shtete si Libia dhe Maldivet, kishte për qëllim të ushtronte presion mbi udhëheqësit e Dohës për t’i bërë ata të dorëzoheshin ndaj kërkesave të Riadit; Një vendim i cili është një manifestim i ri i qasjeve të ngurta të gjeneratës së re të liderëve sauditë, duke treguar se lëvizje logjike, të llogaritura apo të kujdesshme nuk duhet pritur nga sundimtarët e rinj sauditë. Katari, si një vend i vogël, i cili nuk ka elementë të fuqisë natyrore, siç është territori i madh dhe popullsia e madhe dhe duke u mbështetur vetëm në të ardhurat e mëdha të naftës dhe gazit, ka qenë në dekadat e mëparshme në kërkim të blerjes së elementeve të tjerë të sigurisë. Për ta bërë këtë, Doha nuk ka shmangur asnjë garë të fshehtë për të sfiduar statusin e Arabisë Saudite si udhëheqës i vetëshpallur i botës arabe dhe muslimane, duke shkaktuar zemërimin e sunduesve të Rijadit. Konferenca e kohëve të fundit në Riad, ku morën pjesë Presidenti i SHBA Donald Trump dhe përfaqësuesit e afro 50 shteteve arabe muslimane shkaktoi kosto të larta për Arabinë Saudite.

Gjatë vizitës së Trump në Rijad, u nënshkruan kontrata shumë miliardë dollarësh dhe përpjekjet e udhëheqësve sauditë kundrejt rivalëve rajonalë, si Irani, arritën kulme të reja. Sipas pikëpamjes së Arabisë Saudite, Katari, duke mbështetur grupe si Vëllazëria Myslimane, duke kundërshtuar emërimin e Hezbollahut të Libanit si një organizatë terroriste dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira me Iranin, praktikisht po neutralizon përpjekjet e tyre për të ndryshuar baraspeshën e ekuilibrit në dëm të Teheranit dhe në favor të Rijadit; Një qasje e cila konsiderohet një mëkat kardinal nga sauditët dhe meriton një reagim të ashpër. Përballë armiqësive saudite, disa vende si Kuvajti dhe Oman, si anëtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik kanë shmangur shoqërimin e Rijadit në përballjen me Katarin dhe disa shtete miqësore, si Pakistani, nuk kanë ndërprerë lidhjet me Dohën. Një vështrim në reagimet e qytetarëve të botës arabe në mediat sociale dhe fushatat e nisura në mbështetje të Katarit kundër vendimit të Arabisë Saudite për të bojkotuar Dohën në hapësirën kibernetike, si dhe pozitën e marrë nga disa vende që përpiqen të qëndrojnë larg çështjes, tregojnë se ndërprerja e lidhjeve me shtetin arab të Gjirit Persik ishte një vendim i papjekur dhe i kotë, siç shihej në marrëdhëniet e shkëputura të Arabisë Saudite me Teheranin, një veprim jo aq i mirëpritur nga vendet muslimane. Në situatën aktuale, ajo që është e rëndësishme është dështimi i strategjisë saudite për t’i kthyer vendet arabe dhe muslimane në satelitë të Rijadit. Prandaj, ëndrra e një lidershipi të vetë-deklaruar në rajon dhe në botën muslimane këto ditë më shumë se kurrë duket të jetë e sëmurë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne