Shamkhani: Askush nuk mund të kërcënojë sigurinë e Iranit

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani tha se asgjë nuk kërcënonte pelegrinët në ritualet e Arbanit, duke shtuar se kjo tregon stabilitet dhe siguri në Iran.

Duke folur gjatë vizitës në qendrat e pelegrinëve në pikën kufitare Chazabe, Shamkhani tha se miliona pelegrinë nga Irani dhe vendet e tjera po marrin pjesë në marshin e Arbainit Husejnit pa probleme sigurie. Ai vuri në dukje se asnjë vend nuk është në gjendje të kërcënojë sigurinë e Iranit pasi potencialet e Iranit janë dëshmuar në botë. Ndërkohë, Imami i namazit të së premtes në Teheran duke theksuar se marshi i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) është një pozicionim i liridashësve të botës përballë armiqve, deklaroi: “Kur mbi 20 milionë njerëz marrin pjesë në marshin e Arbainit, ky veprim shkakton tronditje te forcat e armikut”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne