SHBA, Biden premton se nuk do ta zhvendos ambasadën amerikane nga Kudsi

Kandidati për të marrë nominimin në garën për president të SHBA-së nga radhët e Demokratëve, Joe Biden ka deklaruar se në rast se zgjidhet president në nëntor të vitit 2020 nuk do të zhvendos përsëri ambasadën amerikane nga Kudsi në kryeqytetin izraelit Tel Aviv.

Në lajmin e kanalit televiziv Bloomberg në SHBA, Biden në lidhje me ambasadën amerikane të zhvendosur në Kuds tha se “Zhvendosja nuk duhej të bëhet në këtë mënyrë, duheshte të ndodh në kontekstin e një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse që do të ndihmonte paqen”.

Ai tha se do të rihapë konsullatën amerikane në Kudsin Lindor, me shpresën që të mbajë gjallë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ashtu siç kishte premtuar në periudhën e fushatës zgjedhore, pas zgjedhjes si presidenti i vendit, më 14 maj 2018 në ditën e pavarësisë së Izraelit, ambasadën amerikane e zhvendosi nga Tel Aviv në Kuds me anë të një ceremonie./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne