SHBA, çifti dëmshpërblehet me $2 miliardë për shkak të kancerit nga herbicidi

Një kompani e industrisë agrokimike do t’i paguajë dëshpërblim prej më shumë se dy miliardë dollarë një çifti për shkak të kancerit të shkaktuar nga një produkt kundër bimëve të padëshiruara, raporton Anadolu Agency (AA).

Juria e gjykatës në Oakland vendosi se herbicidi Roundup Ready i kompanisë Monsanto Co ka qenë shkaktar që çifti Alva dhe Alberta Pilliod të sëmuren nga limfoma jo-Hodgkin.

Juria vendsoi që çifti të paguhet me gjithsej dy miliardë e 55 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Alberta Pilliod tha se tashmë nëntë vite luftojnë më kancerin së bashku me burrin e saj.

“Jeta jonë ndryshoi deri në pafundësi. Tani nuk mund t’i bëjmë gjërat që i bënim më parë”, tha ajo.

Ndërkaq, Michael Miller, njëri nga avokatët e çiftit, tha se pjesa prej dy miliardë dollarëve e dëmshpërblimit mund të rrëzohet në gjykatën e apelit, por shtoi se janë të gatshëm për një luftë të gjatë gjyqësore./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne