Gazeta libaneze Al-Akhbar ka njoftuar se Amerika dëshiron të kontaktojë me qeverinë siriane me ndërmjetësimin e palë së tretë (Omanit).
Al-Akhbar, tha se bazuar në këtë informacion, Amerika dëshiron përmes Sulltanatit të Omanit të kontaktojë me qeverinë e Sirisë. Al Akhbar ka shtuar: Sipas këtij informacioni, Sulltanati i Omanit ka mohuar mesazhet e dyanshme të midis Amerikës dhe Sirisë). Kjo gazetë ka thënë se përgjigjja siriane sipas informacioneve që ekzistojnë, ka qenë e qartë. Damasku ka deklaruar se do të vazhdojë deri në fund luftën kundër grupeve terroriste dhe do të krijojë kushtet të gjithë të zhvendosurit të kthehen në shtëpitë e tyre. Siria mbi 5 vite më parë është përfshirë nga kriza pas sulmeve të grupeve terroriste të ndihmuara nga disa vende të rajonit dhe disa fuqie perëndimore, ku deri më tani kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre./ PT