SHBA dhe Franca plan për të shndërruar opozitën kurde në maskim të YPG/PKK-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Franca po përgatiten për të përdorur Këshillin Kombëtar Kurd të Sirisë (ENKS) si paravan për t’i mundësuar hapësirë përfaqësimi në arenën ndërkombëtare organizatës terroriste YPG/PKK.

Sipas informacioneve të siguruara nga AA nga grupet e opozitës kurde, SHBA dhe Franca kanë bërë një kërkesë të re në negociatat midis YPG/PKK-së dhe ENKS-së, ku ata kanë qenë ndërmjetës për një kohë.

SHBA dhe Franca i kanë bërë thirrje ENKS-së të largohet nga Koalicioni Kombëtar i Opozitës Siriane dhe Forcave Revolucionare (SMDK).

Për këtë qëllim, këto dy vende e kanë aktivizuar edhe presidentin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Nechirvan Barzani, përkrahësin më të madh të ENKS-së.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca po i propozojnë ENKS-së që nëse largohet nga SMDK, organizata ombrellë do të humbasë aftësinë e saj për të përfaqësuar kurdët, kështu, i vetmi përfaqësues i kurdëve do të jetë struktura e re që do të vendoset në veri të Sirisë.

Plani i jep mundësinë YPG/PKK-së të marrë pjesë në procesin politik në skenën ndërkombëtare me strukturën e re që do të krijojë me ENKS-në, ku nuk është përfshirë deri më tani.

Ndërkohë, ENKS tha dje se pretendimet se ajo ka lënë SMDK-në janë të pasakta.

Shtyhet problemi i kthimit të peshmergave

Bisedimet, të cilat kanë filluar prej rreth një muaji në provincën Haseke të okupuar nga YPG/PKK, po zhvillohen midis delegacioneve të caktuara prej njërit prej drejtuesve të YPG/PKK-së terroriste, Ferhat Abdi Shahin, me emrin e koduar Mazlum Abdi, dhe atij të kreut të Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Nechirvan Barzani.

Me iniciativë të SHBA-së, Francës dhe administratës së Erbilit, YPG/PKK deri më tani i ka plotësuar kushtet e ENKS-së për hapjen e zyrave në zonat e pushtuara, lirimin e anëtarëve të saj dhe lëvizjen e tyre të lirë në rajon.

Gjatë negociatave, që u intensifikuan me iniciativat e SHBA-së dhe Francës javën e fundit, palët kryesisht kanë rënë dakord për krijimin e një të ashtuquajture administratë e përbashkët.

Problemi i vetëm që ka mbetur është kthimi i peshmergave të lidhur me ENKS-në në Irakun verior, në zonën e pushtuar nga YPG/PKK.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burimet e përfshira në negociata, çështja e kthimit të peshmergave është shtyrë për momentin, dhe është marrë vendim që e ashtuquajtura administratë e përbashkët të fillojë detyrën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndryshe, pas pushtimit të Sirisë veriore, YPG/PKK bllokoi aktivitetet e anëtarëve të ENKS-së opozitare, pastroi elementet e saj të armatosura dhe arrestoi shumë prej anëtarëve të saj politikë. Organizata terroriste ka mbyllur edhe zyrat e këtij subjekti.

ENKS është e njohur për afërsinë e saj prej vitesh me Partinë Demokratike Kurde, të udhëhequr nga Mesut Barzani. Partitë e mëdha dhe të vogla nën ENKS veprojnë me mbështetjen financiare dhe përkrahjen e familjes Barzani./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne