Bota

ShBA dhe Izraeli dalin nga UNESCO

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë hequr dorë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) me arsyetimin se organizata nxit paragjykimet anti-izraelite.

Tërheqja është kryesisht procedurale, por i shërben një goditjeje të re UNESCO-s. Administrata e presidentit Amerikan pati njoftuar se mund të tërheqet nga ky institucion në tetor të vitit 2017. Organizata me bazë në Paris është denoncuar nga kritikët e saj si vend për paragjykimet anti-izraelite, e cila ka përmendur vendet e lashta hebraike si vende të trashëgimisë palestineze.

SHBA ka kërkuar “reformë themelore”, në agjencinë që është e njohur për programin e Trashëgimisë Botërore për të mbrojtur vendet kulturore dhe traditat. UNESCO gjithashtu punon për të përmirësuar arsimin për vajzat, për të promovuar të kuptuarit e tmerreve të Holokaustit dhe për të mbrojtur lirinë e medias.

 

OPINIONE