Bota

SHBA dhe Izraeli kanë frikë nga fitorja e popullit palestinez

Zëdhëndësi ndërkombëtar i udhëheqësit të revolucionit islamik tha se sulmi brutal i regjimit sionist mbi palestinezët është front i rezistencës së Amerikës, regjimit sionist si dhe mbështetësve të tyre dhe një shenjë se ata po frikohen nga fitorja e popullit palestinez.

Zëdhëndësi ndërkombëtar i Imam Hameneit, Ali Ekber Velajeti tha se vrasja e palestinezëve që morrën pjesë në Marshimin e Madh të Kthimit nga regjimi sionist, i shfaqi edhe njëherë botës fytyrën e vërtet të regjimit vrasës të fëmijëve dhe se falë heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare e cila pretendon se i mbron të drejtat e njerëzve, ata përsëri e mbuluan Palestinën me gjak.

Velajeti tha se qëllimi i Amerikës dhe i disa vendeve evropiane në rajon është lufta e botës islame me regjimin sionist, kthimi i muslimanëve në luftë pushteti me muslimanët, inkurajimi i disa vendeve që të normalizojnë marrëdhëniet me regjimin sionist me qëllim që të formojnë një autoritet dhe që të realizojnë politikat e tyre, por që pa dyshim se populli i pambrojtur dhe i shtypur palestinez do të jetë pala fituese në marrjen e territoreve të tyre të okupuara.

Velajeti shtoi se ata që mbështesin lirinë, që kërkojnë drejtësinë dhe ata të cilët kanë ende ndjenja për ngjarjet nëpër botë, kanë marrë mesazhin e lëvizjes së popullit të shtypur palestinez, kanë dënuar vrasjet e bëra nga ushtarët e regjimit sionist dhe kanë mbështetur popullin palestinez pavarësisht nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare dhe pretendimeve të rreme për të drejtat e njeriut dhe shtoi se Irani gjithmonë do të vazhdojë të mbështesë popullin e shtypur palestinez në drejtimin e direktivave të qarta të udhëheqësit të Revolucionit Islamik.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE