SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve anulon Autorizimin e vitit 2001 për Përdorimin e Forcës Ushtarake

Sipas një postimi në “Twitter” të Connor O’Brien, korrespondent i portalit informativ “Politico” për fushën e mbrojtjes, në një votim pa pjesëmarrjen e republikanëve, Dhoma e Përfaqësuesve vendosi të anulojë ligjin që i jepte presidentit amerikan kompetencën për të përdorur forcën ushtarake pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Anulimi i autorizimit në fjalë, të cilin demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e përfshinë në një tjetër ligj 1 trilion dollarësh për fondet, u miratua me 226 vota pro dhe 223 kundër.

Kurse në një artikull të revistës “The Week”, e përjavshme informative me peshë në opinionin publik amerikan, komentohet se do të jetë e vështirë që ky vendim të kalojë nga Senati.

Autorizimi i vitit 2001 për Përdorimin e Forcës Ushtarake, i cili qe dërguar e miratuar me shumicë dërrmuese në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e SHBA-së tri javë pas sulmeve të 11 shtatorit, i mundësonte kreut të Shtëpisë së Bardhë që të përdorte të gjitha forcat e nevojshme dhe të përshtatshme kundër atyre kombeve, organizatave ose personave që ai gjykonte se kanë planifikuar, autorizuar, kryer ose ndihmuar sulmet terroriste në fjalë apo kanë strehuar këto organizata ose persona./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne