SHBA drejt fashizmit/ Maradonës i refuzohet viza, shkak qëndrimi kundër Presidentit Trump

Digeo Armando Maradona, ish-ylli i futbollit argjentias, nuk ka marrë vizë hyrëse për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi viza i është refuzuar për shkak të qëndrimeve të shprehura në një emision televiziv kundër Presidentit amerikan, Donald Trump.

“Trumpin nuk e shoh si politikan. Më ngjason me figurat e filmave vizatimorë. Kur e shikoj në TV, e mbyll”, kishte deklaruar Maradona.

Maradona ishte nisur për në Majami, ku duhej të merrte pjesë në seancën dëgjimore të ish-bashkeshortes së tij në gjykatë.

Ai nuk jeton në SHBA që prej vitit 1994.

Argjentinasi i famshëm është i njohur edhe për miqësinë e gjatë me Fidel Castron, ish-udhëheqësin e Kubës. Në paraqitjet e tij të fundit publike, Maradona ka folur me lavde edhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne