“Ekspertët e Sirisë” në Amerikë kthehen brenda natës në “ekspertët e Iranit”

nga Rania Khalek.

Ekspertët e politikës së jashtme amerikane e kanë fare të lehtë manovrimin dhe ndryshimin e tyre krejt papritur, sipas kursit te drejtimit që kryen Uashingtoni, dhe në këtë mënyrë paraqesin mashtrimet e çeshtjeve strategjike të Uashingtonit, të projektuara për të manipuluar opinionin.

Kur në Iran në fund të vitit 2017 shpërthyen protestat, ekspertët e studimeve strategjike të Uashingtonit ishin në ekstazë. Ata panë një mundësi për të nxitur ndryshimin e regjimit dhe i shkuan pas. Pothuajse brenda natës, të gjithë ekspertët e vetëshpallur të “Sirisë” që i kaluan vitet e fundit duke argumentuar rrëzimin e presidentit sirian Bashar Assad, e zhvendosën vëmendjen e tyre në Teheran.
Një rast i vecantë është Instituti Hudson, një grup konservator pro-luftës, i financuar nga korporatat e mëdha dhe kompanitë e naftës. Më 16 janar, Hudson mbajti një panel të të ashtuquajturve ekspertë, i titulluar “Protestat e Iranit: Pasojat për rajonin dhe mundësitë për administratën Trump.” Ne panel u diskutua se si duhej nxitur lufta dhe se si duhej dobësuar edhe një shtet tjetër i Lindjes së Mesme.

Më i zëshmi mes tyre ishte Charles Lister, një bashkëpunëtor i vjetër (lobist) i Institutit të Lindjes së Mesme për studime strategjike me ndikim në Uashington DC, që merr dhjetëra miliona dollarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend udhëheqja e të cilit është e angazhuar për ndryshimin e regjimit në Iran. Përpara se ai të bëhej “ekspert i Iranit”, Lister u dha pas ndryshimit të regjimit në Siri. Ai më shumë njihet si nxitës dhe përkrahës i grupeve xhihadistë salafistë si Ahrar al-Sham dhe Nour al Din al Zenki, për të cilët ai këmbëngulte se ishin të moderuar pavarësisht nga qëllimi i tyre i shprehur qartazi për zhdukjen e pakicave në Siri dhe për aleancën e tyre të hapur me degën e Al-Kaedës në Siri. Kushdo që guxonte të kritikonte grupe të tilla ose të theksonte agjendat e tyre gjenocidale, shumë shpejt bëhej objekt sulmi nga Lister dhe etiketohej si dashamirës diktatorësh dhe Asadist.

Nuk dihet nëse Lister e flet gjuhën arabe apo të ketë jetuar disa kohë në Siri ose në Lindjen e Mesme në përgjithësi, por ai flet qartë atë që establishmenti i politikes së jashtme dëshiron të dëgjojë dhe për këtë, ai është cituar gjerësisht në shtypin kryesor për çdo gjë që lidhet me Sirinë, Iranin madje edhe me Egjiptin, ndërsa Robin Wright i The New Yorker e ka etiketuar atë si “një ekspert i xhihadizmit”.

Gjatë panelit të Hudsonit, Lister argumentoi kundër armëpushimeve të negociuara të SHBA-së në Siri që kanë luajtur një rol të madh në uljen e nivelit të dhunës me pasoja shkatërrimin e vendit. Nga armëpushimet kanë përfituar Hezbollahu dhe Iranin, paralajmëroi Lister, i cili me sa duket fjalën e kishte se nga gjakderdhja përfitonte SHBA dhe miqtë xhihadistë. Lister e paraqiti Izraelin si viktimën e fundit të Iranit në Siri dhe sugjeroi që CIA duhej të vriste gjeneralmajor Kasem Soleimanin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Soleimani drejton forcën elitare Kuds, e cila kryen operacione jashtë Iranit si në Irak edhe në Siri. Ai ka qenë i ngarkuar për të kthyer drejtimin e dy vendeve kundër Al-Kaidës dhe Shtetit Islamik (ISIS), ndërsa amerikanët i ka frikësuar, se ai po kërcënon hegjemoninë amerikane në rajon.

I verbër

Eksperti i Hudsonit, Michael Pregent, i cili më parë kishte akuzuar Iranin për refuzimin e luftës kundër ISIS-it, argumentoi se Ushtria e Lirë Siriane, ndonjëherë edhe aleate me ISIS-in, ishte e vetmja forcë e aftë për mposhtjen e grupit terrorist. Ai ishte gjithashtu dakord për vrasjen e Soleimanit, por me nje ndryshim që punën e pistë ta bente Izraeli dhe jo CIA.

Izraeliti Omri Ceren, i krahut të djathtë ishte gjithashtu prezent në panel. Duke i bërë jehonë cështjes të bisedimeve të qeverisë izraelite, ai bëri thirrje që SHBA të përhapë një “axhendë të lirisë” në Iran, e cila do të ishte edhe kodi për ndryshimin e regjimit.

Një tjetër folës ishte Brian Katulis nga Qendra për Progresin Amerikan, një institut demokratik i studimeve strategjike i cili gjithashtu merr fonde nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Katulis hodhi disa slogane boshe ne lidhje me “lirinë dhe drejtësinë” në Iran. Pothuajse çdo gjë që ai tha u harrua. Financimet e Emirateve të Bashkuara Arabe e shpjegojnë qartë se pse këta ekspertë vazhdimisht akuzonin Iranin për destabilizimin e Jemenit pa thënë një fjalë të vetme për rrethimin e imponuar nga Saudia që ka çuar në uri dhe në shpërthimin e kolerës me përmasave epike, ku në çdo 10 minuta vdes një fëmijë jemenas.

Paneli i Hudsonit tregon qartë se si këta ekspertë të establishmentit nuk kanë ekspertizë reale, por vetëm se reklama të zbukuruara dhe financime të panjohura që u japin atyre pak lustër të seriozitetit shkencor. Ata hidhen nga një vend në tjetrin dhe konsiderohen autoritativë pa pasur ndonjë kredencial të vërtetë, përveç se të qenurit persona të bardhë, të cilët ofrojnë shtyllën kurrizore intelektuale në agjendën e përhershme të luftës së Uashingtonit, të cilën të gjithë këta panelistë e mbeshtetin prej një kohe të gjatë. Fakti që recetat e tyre të politikave kanë përfunduar në fatkeqësi për njerëzit e rajonit nuk i ndalin ata.

Numri i viktimave

Lufta në Irak vrau mbi një milion njerëz dhe e katapultoi rajonin në një luftë të dhunshme sektare nga e cila akoma nuk po rikuperohet. Ndërhyrja perëndimore në Libi e çoi vendin në kaos, duke e shndërruar atë që dikur ishte vendi më i pasur në Afrikë dhe me normat më të larta të edukimit, në një vend i padisiplinuar, i drejtuar nga bandat. Pastaj vjen Siria, ku SHBA hodhi miliarda për financimin e grupeve rebele të lidhura me Al-Kaidën për të përmbysur qeverinë, duke krijuar krizën më të keqe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Personat që përbënin panelin Hudson i mbështetën të gjitha këto luftëra katastrofike, gjë që tregon se të qenurit gabim ju jep hapesirë në Uashington. Në fakt të qenit i gabuar duket një domosdoshmëri për promovim në qarqet Beltway.

Askush nuk e përmblodhi këtë dinamikë më mirë se Peter Bergen, një analist i sigurisë kombëtare në CNN. Dy dekada më parë Bergen kreu një intervistë të rrallë me Osama bin Ladenin dhe ka 20 vjet që mburret me të. Që atëherë ai ka rënë në statusin e ekspertëve për çdo çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, luftën kundër terrorizmit dhe Lindjen e Mesme, pa marrë parasysh sa a është gabim a jo. Ai mbështeti konfliktet në Irak dhe Libi. Këtu ai debatoi me një ekspert aktual, gazetarin Nir Rosen, dhe si gjithmonë Bergen argumentoi për më shumë luftë.

Një shembull tjetër është Ken Pollack nga Instituti Brookings. Ai ishte përkrahës i luftës në Irak dhe mbështeste ndërhyrjen e SHBA-së në Libi dhe Siri. Përkundër pasojave katastrofike të këtyre politikave, ai ende përshkruhet si një “ekspert” dhe së fundi ka shkruar edhe një raport për Këshillin Atlantik për të luftuar Iranin.

Destabilizimi i Iranit ka qenë prej kohësh një qëllim politik i SHBA-së dhe aleatëve izraelitë dhe sauditë. Por realiteti është se Irani është vendi më i qëndrueshëm në Lindjen e Mesme, i cili ka luajtur një rol vendimtar në mbrojtjen e rajonit nga ISIS-i dhe Al-Kaeda. Çfarëdo që mendon për qeverinë në Iran, pasi natyrisht që ka edhe shumë kritika legjitime siç ka për çdo qeveri, krimi i vetëm i Iranit është se ai vepron në mënyrë të pavarur nga interesat amerikane. Pra, le të shpresojmë që të mos arrihet ajo që dëshirojne ekspertët./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne