SHBA gati të njohë sovranitetin e Izraelit në Bregun Perëndimor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në javët e ardhshme janë të gatshme të pranojnë sovranitetin e Izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha sot ambasadori amerikan David Friedman.

Në një intervistë për gazetën “Israel Hayom” në dy vjetorin e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Kuds, Friedman tha se hapat paraprake fillimisht duhet të bëhen para njohjes.

“Washingtoni nuk planifikon të imponojë kushte të reja për këtë veprim”, tha ai.

Freidman tha se SHBA do të njohë sovranitetin e Izraelit pasi të ndërmerren hapat, përfshirë përfundimin e hartës, duke ndaluar ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Zonën C, e cila është e përjashtuar nga aneksimi dhe kur kryeministri Benjamin Netanyahu të pranojë të negociojë me palestinezët sipas planit të paqes të SHBA-ve, një çështje që Netanyahu tashmë është pajtuar. Nuk janë SHBA-të që deklarojnë sovranitet, por qeveria izraelite. Sapo ta bëjë këtë, SHBA është e gatshme ta njohë atë”, tha ai.

Izraeli pritet të kryejë aneksimin më 1 korrik, siç u dakordua midis Netanyahut dhe kreut të partisë “Kaltër dhe Bardhë”, Benny Gantz, të cilët të dy aktualisht formojnë një qeveri uniteti.

Ndërkohë, një komision izraelito-amerikan po ashtu është duke punuar në hartat e aneksimit të cilat SHBA do t’i njohë.

Shumica e vendbanimeve që Izraeli synon të aneksojnë janë të vendosura në Zonën C e cila formon rreth 60 për qind të Bregut Perëndimor dhe është nën kontrollin e Izraelit.

Plani i ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” e presidentit amerikan Donald Trump u shpall më 28 janar. I referohet Kudsit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Plani përcakton krijimin e një shteti palestinez në formën e një arkipelagu të lidhur me ura dhe tunele.

Zyrtarët palestinezë theksojnë se sipas planit amerikan, Izraeli do të aneksojë 30-40 për qind të Bregut Perëndimor, përfshirë të gjithë Kudsin Lindor.

Plani ka shkaktuar kritika të gjera nga bota arabe dhe është refuzuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islam, e cila u bëri thirrje “të gjitha vendeve anëtare të mos merren me këtë plan ose të bashkëpunojnë me administratën e SHBA-ve në zbatimin e tij në çfarëdo forme”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne