SHBA gati t’u propozojë palestinezëve ‘Abu Dis’ si kryeqytet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po përgatiten t’u rekomandojnë palestinezëve si kryeqytet Abu Dis, ka thënë në një takim në Gaza, Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyye.

Shefi i Byrosë Politike të Hamas-it, Ismail Haniyye në fjalën që majti gjatë mbledhjes me myftarët dhe liderët e fiseve, zhvilluar në Gaza për të biseduar mbi zhvillimet e fundit në çështjen e pajtimit të grupeve palestineze tha:

“Ne (Hamasi) kemi marrë informacione se ShBA-ja do t’u propozojë zyrtarëve palestinezë një ofertë për kryeqytet apo një organizim, formacion në Abu Dis, që ndodhet pranë Jerusalemit”.

Në lidhje me përmbajtjen e ofertës në fjalë Haniyye bëri këtë sqarim: Plani përfshin ndërtimin e një ure ndërmjet Abu Dis dhe Aksa, me qëllim për të lejuar përdorimit lirshëm të Xhamisë al-Aksa, dhe ndarjen e Aksa-s me 3 kohë.

Haniyye reagoi ndaj vendimit të Presidentit të ShBA, Donald Trump për Jerusalemin.

“Vendimi i Trump-it për Jerusalemin është një pjesë e përpjekjes që ka për synim të likuidojë Kauzën Palestineze. Vendimi është i përmasave që shkon deri në formësimin e të gjithë rajonit. Ky vendimi nuk është marrë vetëm për shkak të situatës në Palestinë, por për të ndryshuar e zëvendësuar plotësisht gjurmët e rajonit”,- cilësoi Shefi i Byrosë Politike të Hamasit.

Haniyye paralajmëroi edhe për reflektime të mundshme negative të vendimit (të ShBA-së) edhe në marrëdhëniet Palestinë-Jordani.

“Ka retorika për territore alternative ndërmjet Jordanisë dhe Palestinës. Bëhet fjalë për një konfederatë të popullueshme. Dhe kjo përbën themelet e atdheut alternativ”,- tha Haniyye.

Duke sqaruar se me Mbretin e Jordanisë, Abdullahun e Dytë ai kishte biseduar mbi çështjen e Jerusalemit dhe rreziqet që paraqesin planet për territore alternative të banueshme, Haniyye tha: “Palestinezët po kërkojnë një qëndrim të qartë dhe të prerë duke mos pranuar asnjë shkelje politike në lidhje me Jerusalemin dhe Palestinën”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne