SHBA – Guvernatori i Floridës kërkon forca të rendit në të gjitha shkollat publike

Guvernatori republikan i Floridas, Rick Scott, kërkoi të premten në mbrëmje praninë e detyrueshme të forcave të rendit në çdo shkollë publike të shtetit të tij dhe një rritje në 21 vjeç të moshës për të blerë armë zjarri.

Në këtë plan veprimi madhor të prezantuar pas të shtënave në Parkland, ku u vranë 17 persona më 14 shkurt, Rick Scott kërkon gjithashtu për ta bërë virtualisht të pamundur që një person me probleme mendore të mund të blejë armë zjarri.

Scott paraqiti gjatë një konference për shtyp një program investimesh prej 500 milionë dollarësh, të ndarë në tre pika: Legjislacion mbi armët e zjarrit, siguri në shkolla dhe shëndet mendor.

Përveç rritjes së moshës nga 18 në 21 vjeç për blerjen e armëve, guvernatori i Floridës kërkon edhe që të ndalojë shitblerjen e mekanizmave që mundësojnë që një pushkë të shndërrohet në armë automatike. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne