SHBA – Hapet Muzeu i Spiunazhit në Nju-Jork

James Bond-i që keni brenda vetes e zbuloni në “Spyscape”, muzeu i ri që sapo është hapur në Nju-Jork, vetëm disa godina larg Sheshit “Times”, kushtuar botës së agjentëve sekretë.

“Spyscape” është një muze, është një hyrje në botën e spiunazhit, një udhëtim në zbulimin e aftësive personale.

Është një muze, sepse paraqet historitë më të jashtëzakonshme të botës së spiunazhit dhe personazhet që kanë qenë protagonistë, mes të cilëve edhe Eric O’Niel, ish-agjent i FBI-së që mundësoi kapjen e Robert Hanssen, gjithashtu agjent i FBI-së që akuzohej se ishte fillimisht agjent i BRSS-së dhe më pas Rusisë; apo të Kane Gamble, adoleshenti që arriti të lëshojë një sulm kibernetik në kompjuterët e CIA-s.

Është një hyrje e plotë në botën e agjenturës, sepse me eksperiencën interaktive “Spy Challenges” vizitorët mund të testojnë aftësitë e tyre prej 007.

Në fund, udhëtimi në zbulim të personalitetit që shërben për të përcaktuar një “Spy Profile” sipas rrezikut që mund të tolerosh dhe forcës mendore. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne