SHBA i dhuron 30 mijë teste Shqipërisë, lideri i PD: E vetmja mënyrë për të mposhtur virusin! Rama: Basha ia fut kot

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë 30 mijë teste në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Lulzim Basha shprehet se ndihma do t’i mundësojë sistemit shëndetësor shqiptar kitet, sipas tij aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë, pasi shton se testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin.

“Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. ditemetemira” shkruan Basha.

Por kryeministri Edi Rama, teksa falenderon SHBA-në për ndihmën bujare, thotë se Lulzim Basha ia fut kot, sepse sipas tij, kjo nuk do të thotë se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku, pasi atë e vendos Komiteti Teknik.

A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe pikë! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe pikë! PD i’a fut kot. Pikë! 

Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot. Pikë” shkruan Rama. Ndërkohë që edhe BE e Kina ndihmuan Shqipërinë me teste në luftën kundër koronavirusit. /Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne