SHBA, i dyshuari për vrasjen e 3 muslimanëve pranon fajin para gjykatës

Craig Hicks, i dyshuari për vrasjen e tre të rinjve muslimanë në vitin 2015 në qytezën Chapel Hill të Kalifornisë së Veriut në SHBA, ka pranuar fajin para gjykatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Hicks, 50-vjeçar, gjykimi i të cilit filloi në Gjykatën e Durham-it, pranoi se ka vrarë tre të rinjtë muslimanë pas katër viteve.

Në sallën e gjykatës të pranishëm ishin edhe familjet dhe shokët e të vrarëve.

Hicks tha se ka tentuar t’i shmanget dënimit me vdekje.

“Që nga dita e parë doja ta pranoja fajin, por avokati më rekomandoi që të mos e bëja”, deklaroi Hicks.

Gjykatësja e Distriktit në Durham, Satana Deberry, në prill kishte njoftuar vendimin për të proceduar lëndën me kërkesën për burgim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje me qëllim për të përshpejtuar procesin e gjykimit, i cili ishte lënë në pritje prej katër vitesh.

Hicks tashmë katër vite priste gjykimin nën akuzat për tri vrasje të shkallës së parë dhe shtënie me armë në ndërtesë me njerëz.

Vrasja e tre të rinjve muslimanë

Më 10 shkurt të vitit 2015, Deah Barakat, dentist 23-vjeçar, bashkëshortja 21-vjeçare Yusor Muhammed Ebu Salha dhe motra e bashkëshortes Razan Muhammed Ebu Salha, 19-vjeçare, u qëlluan në kokë për vdekje në shtëpinë e tyre.

Menjëherë më pas, vrasja ishte cilësuar të jetë kryer për arsye të identitetit musliman të viktimave, pasi i dyshuari Craig Hicks, njëhërsh fqinj i tyre, ishte deklaruar si “ateist” në rrjetet sociale dhe kishte shfaqur qëndrime antifetare.

Teksa policia ishte përpjekur të nxirrte në pah një motiv që kishte të bëntë me një mosmarrëveshje rreth vendit për parkim, në Karolinën e Veriut dhe shumë vende të tjera të SHBA-së u organizuan ceremoni përkujtimore me pankarta me mibshkrimet “MuslimLivesMatter” (Jeta e muslimanëve vlen) dhe “EndIslamophobia” (Ndaleni islamofobinë), ndërsa po ashtu kishte edhe reagime ndaj medias amerikane për mosmbulim të mjaftueshëm të kësaj vrasjeje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne