SHBA – I jepte informacione WikiLeaks-it, shpallet fajtor një ish-agjent i CIA-s

Një ish-punonjës i operacioneve të spiunazhit kibernetik të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpall fajtor për transferimin të mjeteve të piraterisë nga shërbimet sekrete amerikane tek WikiLeaks-i, një prej çështjeve më kompromentuese për CIA-n gjatë viteve të fundit.

Joshua Schulte, 29 vjeç, u akuzua për shpërndarje të informacioneve të paspecifikuara mbi kapacitetet e mbledhjes së informacioneve sekrete nga CIA për një grup të identifikuar si “Organizata-1” (Organisation-1), që ka publikuar menjëherë informacionet në internet.

Ndërkohë që aktakuza nuk jep detaje të tjera, avokati i Joshua Schulte theksoi në dokumente se hetimi përqendrohej në rrjedhjet për WikiLeaks-in të koleksionit “Kupola 7” (Vault 7), mjeteve të piratimit, softurëve, viruseve, kuajve të Trojës, përdorur nga CIA për të spiunuar kompjuterët./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne