SHBA i rrëzon dëmshpërblimin biznesmenit Francesco Becchetti

 

 

Biznesmeni Francesco Becchetti ka humbur në Gjykatën amerikane për të dytën herë.

REPORT TV bën me dije se Bechetti humbi procesin gjyqësor ku shpresonte të fitonte 433 milion euro.

Gjykata Supreme në New York, ka rrëzuar kërkesën që bënë avokatët e biznesmenit ku kërkonin që ENEL (Gjigandi i energjitikës italiane), të paguante shumën.

Gjykata amerikane la në fuqi vendimin e marrë 3 vite më parë të marrë nga Gjykata Supreme e New York, e cila thotë se është jashtë juridiksionit të saj.

Bëhet fjalë për një vendim të marrë nga Gjykata e Tiranës më 24 mars 2008, ku kompanisë së Becchettit i njohu të drejtën e kompensimit nga ENEL, në shumën 433 milion euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne