SHBA, infermierët protestë para Shtëpisë së Bardhë për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

Infermierët në SHBA e cila është “epiqendra” e koronavirusit të ri (COVID-19), protestuan para Shtëpisë së Bardhë për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale në mes të pandemisë.

Infermierët anëtarë të Unionit kombëtar të infermierëve, u mblodhën në sheshin Lafayette para Shtëpisë së Bardhë dhe gjatë protestës lexuan emrat e kolegëve të tyre infermierë që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në rajone të ndryshme të SHBA-së.

Infermierët të cilët gjatë protestës ruajtën distancën sociale dhe vendosën maska, theksuan se kanë nevojë për më shumë pajisje mbrojtës personale si maska dhe dorëza dhe se kërkesat e tyre duan t’i shprehin përpara derës së presidentit amerikan Donald Trump.

Duke mbajtur në duar fotografitë e disa infermierëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, infermierët hapën pankartën me mbishkrimin “20 sekondat që përdorni për të larë duart, nuk do të pastrojë në duart tuaja gjakun e “heronjve”.

Disa infermierë në fjalimet e tyre në protestë vunë theksin se ata injorojnë jetën e tyre për hir të jetës së njerëzve.

Sipas të dhënave nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC), thuhet se mbi 9 mijë punonjës të shëndetësisë në vend janë diagnostikuar me COVID-19, ndërkohë që 27 prej tyre kanë humbur jetën. Por, shtypi amerikan dhe disa unione të infermierëve mbrojnë idenë e tyre se kjo shifër është më e lartë dhe nuk kryhen teste të mjaftueshme.

Mungesa e pajisjeve të mbrojtjes personale me të cilën ballafaqohen punonjësit e shëndetësisë në vend është shtruar shpeshherë në rend dite për diskutim./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne