Bota Islamofobi

ShBA-ja arrestoi 3 persona për përgatitje të sulmeve ndaj myslimanëve

Tre persona të ndaluar me akuza për planifikim të sulmeve me bomba ndaj qytezës Islamberg në zonën rurale në veri të Nju-Jorkut në ShBA, ku me shumicë jetojnë myslimanët, i pranuan akuzat në gjykatë.

Zëvendësprokurori rajonal, Matthew Schwartz në prononcimin e bërë në interes të gazetarëve bëri të ditur se të pandehurit pranuan se kanë planifikuar të vrasin myslimanët në qytezën Islamberg.

19-vjeçari Vincent Vetromile, 20-vjeçari Brian Colaneri dhe 18-vjeçari Andrew Crysel do të mund të dënohen me 4-12 vjet burgim për akuzuat e “përgatitjes së akteve të terrorit dhe posedimi i mjeteve shpërthyese”.

Tre të rinjtë u ndaluan në janar me akuza për planifikim të sulmeve me bomba të improvizuara ndaj myslimanëve në Islamberg.

Gjatë hetimeve të bëra policia në shtëpitë e të pandehurve gjeti dhe konfiskoi 3 bomba të improvizuara dhe 23 armë.

Qyteza Islamberg është themeluar në afërsi të zonës Catskills nga kleriku pakistanez Mubarek Ali Gilani, i cili u shpërngul nga qendra e Nju-Jorkut në këtë zonë./ trt

OPINIONE