Bota

SHBA-ja dhe YPG/PKK-ja trajnojnë së bashku 700 terroristë

Administrata amerikane vazhdon të ofrojë mbështetje logjistike dhe trajnuese për YPG/PKK-në, të cilën nisi ta ndihmojë me pretekstin e luftës kundër DAESH-it.

Organizata terroriste që mban të pushtuar verilindjen siriane, ka trajnuar gjatë muajve të fundit 700 terroristë me mbështetjen e SHBA-së.

Trajnimet në fjalë kryheshin më parë në Ayn Issa dhe Tell Abyad, qyteza në kufi me Turqinë, por pas fillimit të bisedimeve Uashington-Ankara për formimin e zonës së sigurt, ato janë zhvendosur në kampet jugore dhe lindore.

Rreth 700 terroristë të trajnuar nga këshilltarë ushtarakë amerikanë në lokalitetin Shaddadi të provincës Hasakah, në veri të Raqqas dhe në Tabqa, i janë bashkuar radhëve të YPG/PKK-së.

Kurse YPG/PKK-ja ka dhënë trajnimin ideologjik për këta persona, shumica e të cilëve janë arabë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), në këtë trajnim ofrohet konsulencë për sigurinë e brendshme, zbulim-asgjësimin e mjeteve shpërthyese të improvizuara dhe antiterrorizmin.

SHBA-ja, vend që mbështet YPG/PKK-në që prej viti 2015 me pretekstin e luftës kundër DAESH-it, ka ende rreth 2 mijë trupa e personel ushtarak në 18 baza dhe pika ushtarake në Siri.

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vazhdon të mbajë nën pushtim 1/3 e territoreve siriane./trt