SHBA-ja i ka paguar 150.000 dollarë një studioje ligjore izraelite

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) u zbulua se administrata e Donald Trump ka paguar 150.000 dollarë për firmën ligjore të njërit prej këshilltarëve Kryeministrit Beniamin Netanjahu gjatë procesit të zhvendosjes së ambasadës amerikane në Izrael, nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, ShBA këto para i kanë paguar për shërbimet ligjore që kanë marrë gjatë lëvizjes së ambasadës nga Tel-Avivi në Jerusalem.

“Haaretz” shkruan se pagesa prej 150.000 dollarë për firmën ligjore izraelite me emrin “E.S. Shimron, I. Molho, Persky & Co” është publikuar edhe në uebsajtin “USASpending.gov.”, ku deklarohen shpenzimet federale të qeverisë amerikane.

Pasi Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e njohu Jerusalemin si “kryeqytetin e Izraelit” më 6 dhjetor, ambasada në Tel-Aviv ishte transferuar në Konsullatën e Përgjithshme në Jerusalem, e cila zyrtarisht u hap më 14 maj, 70-vjetorin e themelimit të Izraelit.

Në ceremoninë e hapjes Trump dërgoi vajzën dhe këshilltaren e tij Ivanka bashkë me këshilltarin kryesor dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner.

Sipas të dhënave që përcjell uebsajti “usaspending.gov.” studios ligjore “E.S. Shimron, I. Molho, Persky & Co” i ndërmjet datave 9 prill-14 maj nga 9 prilli deri më 14 maj për shërbimet ligjore që i janë dhënë Konsullatës së Përgjithshme në Jerusalem.

Dy nga ortakët e firmës janë emra shumë të afërt të kryeministrit izraelit…

David Shimron është kushëriri i Netanjahut dhe avokati personal i familjes së tij.

Isaac Molho, kunati i Shimronit, për shumë vite ka qenë një përfaqësues personal i Netanjahut në shumë misione diplomatike.

Gjatë transformimit në ambasadë të konsullatës amerikane në Jerusalem u zbulua nevoja për të kryer punime infrastrukturore në kontekstin e masave të sigurisë brenda dhe përreth ndërtesës, për ndërtimin e një muri të lartë prej 3,2 metrash dhe një rruge të re shpëtimi.

Thuhet se leja e nevojshme për të kryer punimet është marrë falë studios ligjore “E.S. Shimron, I. Molho, Persky & Co.” Dhe me ndërhyrjen e Netanjahut.

Gazeta izraelite “Haaretz” tërheq në konfliktin e interesit.

Shimron dhe Molho janë përfshirë gjithashtu në hetimin e korrupsionit në dosjen e telekomit në Izrael dhe blerjen e nëndetëseve dhe raketave nga Gjermania.

Pas fillimit të hetimeve Molho kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij diplomatik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne