ShBA-ja intensifikoi dërgimin e trupave në fushat e naftës në lindje të Sirisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat u përqendruan në fushat e naftës që ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të Sirisë, intensifikuan dërgimin e trupave në këtë rajon.

Ushtria amerikane dërgoi një autokolonë me 170 autoblinda dhe kamionë që transportonin materiale logjistike ushtarake në fushat e naftës të okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK në lindje të Sirisë.

Autokolona ushtarake amerikane, e cila u nis nga veriu i Irakut, hyri në vendkalimin kufitar Simelka që mbahet e pushtuar nga organizata terroroste YPG/PKK rreth orës 00.30 pas mesnate dhe u drejtua për në Haseke përmes rrethit Kamisli dhe më pas në provincën Deyruzor.

Autokolona që përbëhej nga rreth 170 automjete, përmbante 17 autoblinda dhe mauna, shumica prej të cilave kishin rimorkio të mbuluar.

Kjo autokolonë, e cila ishte në përcjelljen e helikopterëve, është transporti më i madh i ShBA-së nga Iraku në Siri.

Javën e kaluar, administrata amerikane njoftoi se do të forcojë praninë e saj ushtarake në fushat e naftës në lindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Anadolli njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin filluar fortifikimin ushtarak në Deyruzor ditë më parë dhe se kanë dërguar një numër të madh të autoblindave në fushat e naftës, kryesisht në Al-Omar dhe Rumeylan, ndërsa në rajonin Bagoz në juglindje të provincës kanë përcaktuar edhe vendin, ku do të ndërtohet një bazë e re ushtarake.

Vendndodhja e bazës së re ka rëndësi strategjike sepse është afër rrethit Bukemal që ndodhet nën kontrollin eregjimit të Bashar Esadit dhe terroristëve të huaj të mbështetur nga Irani.

Fortifikimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara do të sigurojnë edhe organizatën terroriste YPG/PKK, e cila mban të okupuara fushat e naftës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne