ShBA-ja kërkon mbledhje urgjente të KS të OKB-së me temë Iranin

ShBA-të kanë kërkuar një takim të hënën me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për çështjen e Iranit.

Burime diplomatike theksuan se ShBA-të i dërguan Kuvajtit, i cili është kryesuesi i radhës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një kërkesë zyrtare, ku Washingtoni do të paraqesë zhvillimet e reja për sulmet ndaj dy anijeve cisternë të naftës në Gjirin e Omanit për të cilat fajësohet Irani.

Javën e kaluar në Gjirin e Omanit ndodhën shpërthime në dy anije të mëdha cisternë të naftës, ku ekipet e kërkim-shpëtimit të Iranit shpëtuan 44 persona nga ekuipazhet e anijeve dhe të cilët u dërguan në portin detar Xhask të provincës Hurmuzgan.

Komanda Qendrore e Forcave të ShBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se Irani pas shpërthimeve në anijet cisternë më 13 qershor ka shtënë ndaj dronit amerikan tip “MQ-9 Reaper” që ndodhej në Gjirin e Omanit, por nuk arriti ta qëllojë.

Tensionimi mes ShBA-së dhe Iranit u përshkallëzua edhe më shumë pas rrëzimit të Iranit të një droni amerikan tip “RQ-4 Global Hawk” me raketë tokë-ajër./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne