ShBA-ja kundër të Drejtave të Njeriut: tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, njoftoi tërheqjen e vendit të saj nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ndërsa shtoi se “Ky këshill nuk është i denjë për emrin”.

Haley dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tërheqjen e SHBA-ve nga këshilli e njoftuan në një konferencë të përbashkët për media në departamentin amerikan.

Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së rikujtoi se Presidenti amerikan, Donald Trump, një vit më parë ka bërë të ditur se ShBA-të do të tërhiqen nëse nuk kryhen reformat e nevojshme brenda Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ndërsa tha se gjatë kësaj kohe në Këshill nuk është bërë ndonjë ndryshim.

Pasi është shprehur se këshilli ka një paragjykim kundër Izraelit, Haley pretendoi se shkelje e të drejtave të njeriut ka edhe në vendet e tilla si Kina, Kuba dhe Venezuela, të cilat janë në Këshill.

“Këshilli ka një paragjykim kronik për Izraelin”, deklaroi Haley.

Më tej ajo vuri në dukje se ShBA-të mund ti bashkohen sërish Këshillit pas reformave që do të bëhen brenda strukturës së tij.

Ndërsa Pompeo, nga ana e tij ka pretenduar se Këshilli është “i pamjaftueshëm” në pikën e mbrojtjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut.

“Këshilli ka favorizuar vendet që shkelin të drejtat e njeriut”, pretendoi Pompeo, ndërsa mbrojti qëndrimin se kritikat e bëra ndaj Izraelit nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut janë “hipokrizi”.

Edhe zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë me shkrim të bërë pas njoftimit të tërheqjes së SHBA-ve nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka vlerësuar se: “Sekretari i Përgjithshëm (Antonio Guterres) do të preferonte që SHBA-të të mbeten në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Struktura e të drejtave të njeriut e OKB-së po luan një rol shumë të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut anembanë botës”.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut pritet të mblidhet më 2 korrik për të diskutuar çështjen palestinezo-izraelite.

Këshilli, selia e të cilit ndodhet në Gjenevë dhe ku Turqia ndodhet me statusin e vendit vëzhgues, përbëhet prej 47 vendeve anëtare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne