SHBA-ja përjashton një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë

Shtëpia e Bardhë përjashtoi të premten në mbrëmje çdo veprim ushtarak amerikan në Venezuelë në terma kohorë afatshkurtër, dy javë pas deklaratave të Presidentit Donald Trump, që kishte habitur të gjithë kur përmendi mundësinë e një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së në shtetin amerikanojugor.

“Ne vazhdojmë të analizojmë një sasi të gjerë mundësish”, deklaroi Gjenerali H.R. McMaster, këshilltar i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare.

“Çdo vendim do të merret në bashkëpunim me partnerët tanë në rajon dhe asnjë veprim ushtarak nuk parashikohet në të ardhmen e afërt”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë vendosi sanksione të reja financiare kundër Venezuelës, mes tyre edhe ndalimin për të blerë aksione të reja të lëshuara nga qeveria e Venezuelës apo kompania shtetërore e naftës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne