SHBA-ja shkatërron raketat e Koresë së Veriut pa i prekur, zbulohet e vërteta

Ekspertët kanë sugjeruar se dështimi i raketës së nisur nga Koreja e Veriut të mërkurën mund të ketë qenë rezultat i një sulmi kibernetik nga Shtetet e Bashkuara, raporton “The Telegraph”.

Raketa e së mërkurës është identifikuar si një lëndë djegëse dhe u nis menjëherë pas agimit në portin e Sinpo, në bregun lindor të Gadishullit Korean.

Programi i raketave të Koresë së Veriut ka një normë të lartë të dështimi, pasi një tjetër raketë me rreze të mesme dështoi në fillim të marsit.Ndërkohë që shumë mendojnë se këto dështime mund të ketë qenë rezultat i inxhinierisë së dobët nga ana e koreano-veriorëve, ata mund që mund t’i kenë rrëzuar qëllimisht poshtë të gjitha raketat janë ekspertët e SHBA-së.

Në vitin 2014, presidenti i atëhershëm Barack Obama autorizoi hulumtime shtesë në përpjekjet kibernetike për të shkatërruar nga brenda, raketat e Koresë së Veriut, në krahasim me vendosjen më tradicionale e sistemeve anti-raketë.

Strategjitë përfshijnë përhapjen e valëve elektromagnetike ose sulmet kibernetike kundër raketave menjëherë pas nisjes, duke përfshirë ngjitjen e materialeve të vogla të infektuara në bordin e armës bërthamore dhe kontrollin e sistemeve./ Syri.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne