ShBA-ja teston raketat ndërkontinentale balistike “Minuteman III”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) deklaruan se Forcat Ajrore kanë testuar raketën e re ndërkontinentale balistike “Minuteman III”.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Komanda e Sulmeve Globale të Forcave Ajrore të ShBA-së thuhet se Flota e 90-të e Raketave e dislokuar në Uajoming (Wayoming), nga baza ajrore Vanderberg në Kaliforni (California) ka testuar raketën ndërkontinentale balistike “Minuteman III”.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se raketa në fjalë nuk mbanë testata bërthamore dhe mbi të ndodhej një pajisje e cila mundëson hyrjen e serishme të raketave balistike në atmosferën e tokës.

Në mes tjerash thuhet se ky ka qenë testimi i dytë i kryer brenda dy javëve, ndërsa u tha se “Testimi tregon se elementët për parandalimin bërthamor të ShBA-së janë bashkëkohorë, të forta, fleksibile, të gatshme dhe të përshtatshme kundër kërcënimeve të shekullit të 21-të dhe për t’u dhënë siguri aleatëve”.

Pajisja testuese e vendosur në raketën “Minuteman III” ka shënuar se raketa ka fluturuar mbi ishujt Marshall në një lartësi 4 mijë e 200 mile (6 mijë e 759 km) dhe se testimi u vlerësua si i suksesshëm.

Në mes tjerash në komunikatë u tha se ky testim nuk është bërë ndaj ndonjë vendi apo me qëllim të krijimit të tensionimit rajonal.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit kryen 4 deri në 5 testime të tilla.

Në anën tjetër tërheq vëmendjen se testimi është bërë në ditën e njëjtë kur Koreja e Veriut testoi raketën balistike me rreze të shkurtë të veprimit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne