Bota

SHBA kërcënime Iranit nga kampi i terroristëve në Tiranë

Kater senatorët amerikanë erdhën në Shqipëri për një takim me lideren e organizates iraniane te listuar me pare si terroriste, Marjam Rajavi. Pavarësisht takimeve të kortezizë me Metën, duket se qëllimi i vërtetë i senatorëve ka qenë një mesazh kërcënues për shtetin iranian nepermjet kampit te xhihadisteve iraniane.

“Huffington Post” zbardhi takimin me lideren e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI) ose ndryshe organizata terroriste MEK, duke e konsideruar këtë një takim të rëndësishëm që paralajmëron sanksione të tjera për Iranin.

Nga përmasat e festimeve duket qartë se cili ishte motivi i vërtetë i vizitës së senatorëve amerikanë të cilët nën hundën e qeverisë shqiptare, anashkalojnë figurat si Rama e Basha të cilët ishin me pushime, meqë këta terroristë të imponuar nga amerikanët që Shqipëria ti strehojë, qenkan më të rëndësishëm për strategjinë amerikane kundër qeverisjes iraniane.

Kjo është një tjetër vizitë e profilit të lartë, ndërsa në prill ishte senatori John MCain që vizitoi opozitën iraniane në Shqipëri. Kjo vizitë vjen në kohën kur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj ceshtjes palestineze.

Maryam Rajavi falënderoi senatorët për pozitën e tyre kundër Iranit dhe mbeshtetjen qe amerikanet po i japin grupit te saj xhihadist nga Shqiperia.

OPINIONE