Bota

SHBA kritikon Arabinë Saudite dhe Bahrejnin për mungesën e lirisë fetare

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump tha se grupi terrorist i ISIS-it mbetet kërcënimi më i madh për lirinë fetare në mbarë botën.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vrasjet e Jazidive, të krishterëve dhe muslimanëve shiitë nga duart e Daeshit, (ISIS-it) janë gjenocid.

Raporti vjetor thotë se pothuajse 80 përqind e popullsisë së botës vazhdon të jetojë nën kërcënime që kufizojnë lirinë e besimit.

Raporti kritikoi disa vende për mungesën e lirisë fetare në trajtimin me qytetarët e tyre, në këto vende përfshihen edhe aleatë amerikanë si Arabia Saudite dhe Bahrejni.

Burimi : Al Jazeera/ ML

OPINIONE

INTERVISTA