ShBA mbështet ‘protestuesit paqësorë’ në Iran

Administrata amerikane shprehu të dielën mbështetjen e saj për demonstruesit që protestojnë rritjen e çmimeve të benzinës në Iran.

Ne dënojmë ndërhyrjen e dhunshme ndaj protestuesve”, thuhet në një komunikatë të shkruar të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë çështje.

“ShBA-ja është pranë popullit iranian që organizon demonstrata paqësore kundër regjimit, i cili duhet ti udhëheqë ata. Ne dënojmë forcën vdekjeprurëse që përdoret ndaj protestuesve dhe kufizimet e rënda në komunikim”, vijon komunikata.

“Udhëheqja e Teheranit i tregoi popullit të ndershëm iranian se çfarë do të ndodhë kur klasa qeverisëse i braktis njerëzit e saj dhe punon vetëm për pasurimin dhe fuqizimin e saj duke mbështetur programin e armëve dhe raketave bërthamore si dhe terrorizmin”, thuhet në vazhdim të komunikatës së Shtëpisë së Bardhë, e cila kritikon qeverisjen e Teheranin.

Demonstratat kanë shpërthyer në të gjithë Iranin që nga e premtja pasi qeveria vendosi racionimin e benzinës dhe rritjen me 300% të çmimeve të karburantit.

Demonstratat vazhdojnë dhe deri më tani janë arrestuar rreth 1.000 protestues. Qasja në internet përmes linjave fikse dhe të lëvizshme të telefonisë pothuajse është bllokuar në të gjithë vendin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne