ShBA mund të furnizojë Ukrainën me armatime ushtarake

Administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e armatosjes së Ukrainës me paisje që Kievi do të mund t’i përdorte kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Kundërshtarët thonë se armatosja e Ukrainës rrezikon të shkallëzojë më tej konfliktin, ndërsa mbështetësit thonë se armatimet më të mira do të shërbenin si një zmbrapsje ndaj agresionit rus, si dhe do t’i ofronin Kievit një nxitje politike dhe psikologjike në përballjen me Moskën. Debati po zhvillohet ndërkohë që Kurt Volker, i dërguari i ri për Ukrainën i Presidentit Trump, pritet të vizitojë së shpejti Rusinë. Dërgimi i armatimeve të reja për Ukrainën do të shërbente si një kthesë e rëndësishme për politikën e jashtme amerikane. Deri tani, janë ofruar vetëm paisje jovdekjeprurëse, por kritikët thonë se duhet të ishin marrë me kohë masat parandaluese ndaj agresionit rus./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne