SHBA mundet ne Siri/ Trump: Së shpejti do të tërhiqemi nga Siria

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri një deklaratë në lidhje me Sirinë…

Në një fjalim të mbajtur gjatë një mitungu tha se “vendi i tij do të tërhiqet shumë shpejt nga Siria”.

Arsye për këtë, lideri amerikan tregoi se shkaku thelbësor është neutralizimin në nivel të konsiderueshëm të ekzistencës së organizatës terroriste DAESH në Siri.

Donald Trump, për luftën civile në Siri që ka lënë pas 7vjet tha: “Le ti lëmë të tjerët të merren me të”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë gjithë fushatës elektorale në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016-të, kishte mbrojtur mendimin se Amerika duhet të tërhiqet nga Lindja e Mesme “ku derdh para së koti”.

Sipas të dhënave të Pentagonit në Siri gjenden rreth 2 mijë ushtarë amerikanë.

Nga ana tjetër, fjalët e Zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert në formën: “Nuk jam në dijeni të politikës së tërheqjes nga Siria”, u komentuan si tregues i një krize të re në politikën e brendshme të Sirisë”.

Edhe harta rrugore e Pentagonit në krizën e Sirisë tërheq vëmendjen pasi nuk përputhet me deklaratat e Presidentit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne