Bota

SHBA, në vend të portretit të Trumpit vendoset ai i Putinit

Në ndërtesën qeveritare në shtetin Colorado të SHBA-ve, një person me identitet të panjohur përpara murit ku ndodheshin portretet e ish presidentëve të shtetit, vendosi portretin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Sipas lajmit të CNN, një person me identitet të panjohur në vendin e ndarë për presidentin e SHBA-ve Donald Trump, afër pikturave të ish presidentëve të SHBA-ve George W. Bush dhe Barack Obama, me një këmbalec piktori ka vendosur portretin e presidentit rus Putin.

Pamja e murit e cila është vërejtur gjatë vizitës së një turneu, u publikua nga senatori Steve Fenberg nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Pretendohet se vendi ku duhej të vendosej portreti i Trumpit në mur ka mbetur i zbrazët në shenjë proteste ndaj mosdhënies së donacionit pre 10 mijë dollarësh për organizatën e shoqërisë civile “Qytetarët për Kulturë të Kolorados”.

Piktura e Putinit u largua nga zyrtarët e ndërtesës./ AA

OPINIONE