Bota

SHBA, nëna e afroamerikanit të vrarë dëmshpërblehet me tre milionë dollarë

Philanda Castile, nëna e shoferit të cilin e vrau policia në shtetin federal Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), është dakorduar me policinë në St. Anthony për një dëmshpërblim në vlerë prej tre milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëmshpërblimi është dakorduar dhjetë ditë pasi polici Jeronimo Yanez, me prejardhje latino-amerikane është liruar nga të gjitha akuzat, përfshirë edhe atë për vrasje të shkallës së dytë.

“Asnjë sasi e parave nuk mund të zëvendësojë Philandin. Marrëveshja do të duhet të zbusë sado pak, ata që janë zemëruar me vdekjen e tij”, tha Robert Bennett, një avokat që përfaqëson familjen e Castille.

Tani ka ngelur që gjykata shtetërore të vërtetojë marrëveshjen e të dyja palëve në vlerë prej 2.9 milionë dollarë.

Gjykata amerikane më herët këtë muaj solli një vendim sipas të cilit Yanez, nuk është fajtor për vrasjen e afroamerikanit të cilin e kishte ndaluar në trafik.

Korrikun e kaluar Yanez u akuzua për vrasjen e Philand Castillo (32). E dashura e tij, e ulur në vendin e pasagjerit kishte shpërndarë në mediat sociale informacionin në lidhje me vrasjen, që tërheqi vëmendjen kombëtare dhe shkaktoi protesta disa javëshe në St. Paul dhe Minneapolis.

Yanez i tha gjyqtarit se është frikësuar për jetën e tij dhe se Castile nuk ka zbatuar urdhërat e tij.

OPINIONE