Bota

SHBA, nënë e bij vrasin pesë anëtarët e familjes

Një krim makabër ka ndodhur në Pensilvani, ku nënë e bij dyshohet se kanë vrarë 5 anëtarë të familjes së tyre.

Policia njoftoi se Shana Decree, 45 vjeç dhe Dominique Decree, 19 vjeç, u arrestuan pasi në një apartament në Morrisville u gjetën trupat e 5 viktimave, përfshirë këtu edhe trupat e tre fëmijëve.

Mësohet se viktimat janë dy fëmijët e 45-vjeçares, Naa’Irah Smith, 25 vjeç dhe Damon Decret Jr, 13 vjeç. Shana vrau gjithashtu motrën 42-vjeçare së bashku me dy vajzat e saj binjake, Imani dhe Erika 9 vjeç.

Autoritetet ende nuk e kanë zbuluar se si u vranë 5 pjestarët e familjes por ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij krimi makabër.

OPINIONE